Vrau gruan dhe kunatën, burg për autorin: E bëra se…

”Arrest me burg” për Gazmend Mustën, i cili akuzohet se pas një konflikti për motive banale vrau gruan dhe motrën e saj 18-vjeçare. Krimi monstruoz ndodhi në Ballsh, në prani të dy fëmijëve të mitur të çiftit. Gentiana dhe Merisa Caushi u vranë me thikë nga 34-vjeçari pasditen e 2 janarit.

Debati ka nisur gjate drekës ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat.

Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin, i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.