Volej femra/ Kombëtarja për turp, eliminohet

Kombëtarja shqiptare në volejboll për femra ka pësuar humbjen e 5-të në eliminatoret e Kampionatit Europian.

Në takimin e vlefshëm për grupin B, vajzat kuqezi u mposhtën pastër, 3-0 (25-13, 25-9, 25-20) nga Austria, duke thelluar krizën.

Dominimi i vendasve u duk që në start, ku fituan dy setet e para me rezultatin 25-13 dhe 25-9. Në setin e tretë,vajzat shqiptare bën rezistencë, por vetëm kaq, pasi u mposhtën 25-20 dhe në gjithë takimin 3-0.