LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Banorët e “Astir”-it kanë vijuar sërish sot protestën e tyre në ditën e 62-të të saj. Ata shprehen të vendosur në kauzën e tyre, dhe si ditët e tjera, banorët në kor brohorasin kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Si çdo pasdite ata bllokuan rrugën tek Unaza e Re, duke kërkuar anulimin e projektit për Unazën e Madhe. Banorët që tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesës apo biznesit të prekur nga projekti i Unazës së Madhe, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Në mbështetje të tyre ishin dhe deputetë të opozitës.