Ndryshimi i ministrave/ Biznesmeni: U gdhinë milionerë, ç’do bëhet me pasurinë e tyre marramendëse

Biznesmeni Nikollaq Neranxi teksa analizon levizjen me te fundit te kryeministrit Rama me ndryshimin e gjysmes se kabinetit dhe zevendesimin e tyre, shkruan sot se problemi nuk eshte aq kush iku e kush erdhi, sesa “a do merret njeri me pasuritë e tyre dhe të atyre njerezve që u gdhinë milionerë gjatë kohës kur këta kishin pushtet?”.

Ne nje postim te bere ne rrjetet sociale ai thekson se “Nëse kjo nuk bëhet, nëse Varkari (Rama) thjesht hedh ca udhëtarë në det pasi varka i fut ujë, deri sa të kalojë në bregun tjetër, kjo nuk tregon aspak se gjërat po ndryshojnë për mirë në këtë vend”.

Nikollaq Neranxi 

Ministrat ikën, por me pasuritë e tyre marramendëse çfarë do bëhet?

Dy nga ministrat e shkarkuar dje nga Rama, Mirela Kumbaro dhe Damian Gjiknuri, kanë qenë për shumë vite, të deleguarit e tij në Himarë që të qetësonin njerëzit dhe t’i premtonin se çështja e regjistrimit të pronave të tyre të trashëguara, do të zgjidhet. Kjo dëshmohet edhe në këtë video të datës 6 tetor 2017, në një nga ato dialogët e famshëm me popullin që kërkonte qeveria, për t’i dhënë pak kohë vetes dhe për të mashtruar. Siç e shikoni, populli i Himarës i priti me fishkëllima dhe sharje, sepse nuk besonte në gënjeshtrat e tyre. Ndërkohë, gjithë këto vite, pronat jo vetëm nuk u regjistruan, por qeveria bëri një VKM ku vendosi të shtetëzojë pronat e trashëguara të himariotëve.
Këta dy ish ministra ishin shumë të zellshëm në misionin e tyre për të mashtruar dhe grabitur himariotët, pasi vetë ata kanë interesa të mëdha ekonomike në investimet e 6 viteve të fundit të bëra në zonën e Bregut. Njerëz anonim, që deri në 2013 nuk ishin asgjë, papritur ndërtuan resortet e tyre luksoze në prona të grabitura, njësoj si ai recepsionisti që përlau 18 milion euro te Unaza e Re.
Sot njerëzit gëzojnë sepse u larguan ca ministra të korruptuar, edhe pse motivacioni nuk ishte ky, por sepse kishin punuar gjatë, 5 vjet!!!! Por problemi është, a do merret njeri me pasuritë e tyre dhe të atyre njerezve që u gdhinë milionerë gjatë kohës kur këta kishin pushtet? Nëse kjo nuk bëhet, nëse Varkari (Rama) thjesht hedh ca udhëtarë në det pasi varka i fut ujë, deri sa të kalojë në bregun tjetër, kjo nuk tregon aspak se gjërat po ndryshojnë për mirë në këtë vend. Unë besoj se drejtësia e pakapur dhe reagimi i fortë popullor, do ta bëjnë ndryshimin e madh që të gjithë presin.