E quajtën terrorist i rrezikshëm, flet shqiptari që u dëbua nga Italia

Shaban Caca, shqiptari që vetëm një ditë më parë u dëbua nga Ita

lia ka dhënë një dëshmi për “Faxnews”, ku ka treguar se që nga viti 2004 jeton në Itali, në zonën e Padovas dhe lajmet që janë thënë për të janë të pavërteta.

Caca, ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin, është një besimtar predikues i fesë islame, ndërsa i bën apel shtetit Italian që të tërheqë vendimin.

Caca u shpreh:

Kam jetuar që prej viti 2004 në Padova, jam i habitur me lajmin që është shpërndarë në mediat italiane dhe ato shqiptare. Kjo ka ndodhur para tetë ditësh, kur antiterrori i Padovas është paraqitur në shtëpinë time, me një mandat arresti të adresuar për një person tjetër, me të cilin jam shok. Nuk kam dëshirë që ta them emrin e personit, pasi nuk dua që ai të përfshihet, na kanë arrestuar në shtëpi.
Unë kam qenë për orë me radhë që nuk e kam dit se pse policia po më merrte, pasi isha në marrëdhënie pune, dhe prisja të shkoja në punë. Në 20 Dhjetor komandati i kuestrurës më ka dhënë disa letra ku akuzohesh se përbëja rrezik për shoqërinë italiane.
Familja ime ka që nga viti 2004 që jeton në Padova, unë skam pasur asnjë lidhje me imamë të arrestuar. Unë kam qenë pjesë e xhamive, po nuk kam pasur asnjë kontakt me imamë të arrestuar”.

Më tej Caca tregoi se të katërt fëmijët e tij ishin nënshtetas italianë pasi kishin lindur në Padova, ndërsa për të është vendosur dëbimi me 10 vite nga Italia.