FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Noka: Kjo pranverë do sjellë Rilindjektomi totale

Edhe deputeti i PD-së, Falmur Noka ka reaguar pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama për të larguar nga qeverisja 7 ministra dhe për ti zëvëndësuar me ministra të rinj. Përmes një postimi në facebook, Noka thotë se Rama mashtron shqiptarët me këtë lëvizje por që sipas tij, kjo pranverë do të sjellë Rilindjektomi totale.

Postimi

Po perpiqet tju thote shqiptareve se duke heq disa metastaza ka sheruar kancerin qe ka zene rrenje ne kete vend. Nuk sherohet kanceri duke bere nderhyrje per te heq vetem metastazat !!Shqiptareve nuk ju hedh dot me hi syve. Duhet heq tumori primar nga i cili marrin origjinen keto metastaza .Duhet operacion per ta hequr Edi Ramen.Duhet Rilindjektomi totale. Ndryshe vetem i zgjatet koha e lengimit te shoqerise sone se keshtu i zgjatet jeta semundjes e qe ka pushtuar Shqiperine. Do jene shqiptaret qe do mjekojne trupin e semure te Shqiperise dhe jo Tumori primar ER. Kjo pranvere do sjelle Rilindjektomi totale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?