Rama mbledh Qeverinë, del me njoftim: Sot vendoset për studentët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kabinetin qeveritar, në një mbledhje të fokusuar te studentet dhe kerkesat e tyre.

Me nje shenim ne Twitter, Rama ka bere me dije se “Mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin”.

Kujtojme se studentet kane paralajmeruar se do janari do te rinise me protestat per kerkesat e tyre, per te cilat duan vetem plotesim dhe jo dialog.

Postimi i Rames  

Mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin. Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave (VKM), si edhe plani i punës në vijim, do të njoftohen për publikun në një konferencë shtypi të posaçme,live 11.30.