Të shkosh për grabitje me kartë identiteti, 2 shqiptarët e pësojnë keq në Itali

Të dielën në mbrëmje dy shqiptarë i shkuan një italiani në shtëpi për ta grabitur, por një pakujdesi i ka fundosur para policisë italiane.

Pasi janë futur në shtëpinë që kishin planifikuar ta vidhnin në Sestu, Cagliari, pronarët i kanë vënë re dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe kjo ka bërë që dy shqiptarët të hidhen nga dritarja dhe u arratisën nga kopshti.

Gjatë hedhjes nga dritarja njërit prej tyre i ka rënë portofoli në tokë së bashku me dokumentet identifikuese dhe kjo ia ka lehtësuar shumë punën policisë.

Pas gjetjes së portofolit, policia italiane është shprehur se dy grabitësit janë shqiptarë, të identifikuar vetëm me iniciale M.F 40 vjeç dhe M.F 47 vjeç.