Banorët e Astirit në protestë, deputeti i LSI nxjerr videon: Rama po mashtron

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe. Deputeti i LSI, Endrit Braimllari në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një video nga protesta, dhe përbri videos akuzon kryeministrin Rama se po zhyt qytetarët në varfëri.

“Edi Rama mashtroi studentët, banorët e Unazës së Re, Shkozës dhe bulevardit të ri kur tha nuk ka para për ju”, shkruan mes tjerash deputeti i LSI.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit

Banoret e Unazes se Re ne proteste.
-Edi Rama ul taksat duke fallsifikuar procedurat parlamentare per oligarket ndersa qytetaret zhyten ne varferi.
-Edi Rama i ben dhurate vetes se tij per Vitin e Ri qindra miliona euro ndersa qytetaret nuk kane mundesi te sigurojne buken e gojes.
-Edi Rama grabiti studentet ndersa oligarket ndajne me Edi Ramen qindra miliona euro.
-Edi Rama mashtroi studenten, banoret e Unazes se Re, Shkozes dhe bulevardit te ri kur tha nuk ka para per ju.
U vertetua qe Edi Rama mashtroi studentet pasi ka para por i kerkon ato per te mbushur xhepat e tij.