Sot mblidhet Kuvendi për Vetting-un në Politikë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë vetëm për draftin e Partisë Demokratike për Vetting-un në politikë. Opozita do të jetë e pranishme në Kuvend, ndërsa shumica pritet që të rrëzojë draftin.

Amendamentet e PD u dorëzuan në Kuvend në datë 7 shtator, ndërsa shumica deklaroi asokohe se nëse Komisioni i Venecias do të jepte ‘OK’, nisma do të konsiderohej.

Komisioni i Venecias në datë 15 dhjetor miratoi opinionin përfundimtar sa i takon interpretimit që kërkoi Kuvendi i Shqipërisë nëse propozimi i opozitës për Vetting-un në politikë ishte apo jo në përputhje me parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me parimet kushtetuese.