Prej 10 ditësh burri nuk përgjigjej në telefon, gruaja vjen nga Italia dhe e gjen të vdekur

Një person është gjetur i pajetë në banesë. Viktima është 60-vjeçari Pashko Pojata. Gruaja e tij kishte 10 ditë që ishte tek djali në Itali dhe nuk kishte arritur që të komunikonte me burrin në telefon.

Bashkëshortja e tij ka ardhur nga Italia sepse burri nuk i përgjigjej në telefon dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.

Pasi kanë shpërthyer derën me forcë, kryefamiljari Pashko Pojata 60 vjeç është gjetur i vdekur. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e vdekjes së të moshuarit. Nga të dhënat e para dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale.