Opozita paralajmëron seancë jo normale (VIDEO)

Ka nisur seanca plenare, ku e pranishme është edhe opozita pas 6 mujash bojkoti. Në seancën e sotme do të diskutohet dekreti i presidentit për kthimin e buxhetit 2019.

Para nisjes së seancës, PD ka mbledhur grupin parlamentar. Ndërsa burime nga PD bëjnë më dije se nuk do të jetë një seancë normale, pasi sipas tyre parlamenti është jo legjitim dhe se kjo mazhorancë është e lidhur me krimin.

Sipas Opozitës, prania e saj në Kuvend është për dy arsye, e para për të mbështetur studentët në kauzën e tyre dhe e dyta për vetingun në politikë, një propozim i vetë Partisë Demokratike. Po ashtu për votim sot në parlament janë edhe disa projket vendime të tjera.