Momenti kur deputeti goditi me vezë, në parlament, kryeministrin Rama (foto dhe video)

Kryeministri Edi Rama u godit me vezë nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Endri Hasa. Garda e Republikës ndërhyri me vonesë, ndonëse më pas kishte përplasje fizike në Kuvend. Edi Rama nuk e priste fare një veprim të tillë, pasi Garda kishte kontrolluar imtësisht, një për një, gjithë deputetët e opozitës. Mësohet nga burime të rezervuara se vezët që goditën kryeministrin janë futur nga një deputet i PS, të cilin nuk e kontrolloi Garda.

Videot dhe fotot e këtij momenti janë bërë virale në portale e rrjete sociale.

Ja disa foto të veçanta se si goditet me vezë dhe si reagon kryeministri.