Çfarë pritet të ndodhë sot brenda dhe jashtë Parlamentit

Kjo e enjte nuk do të jetë e zakonshmja e muajve të fundit për Kuvendin e Shqipërisë, pasi sot është paralajmëruar rikthimi dhe thyerja e bojkotit nga ana e opozitës së bashkuar. Vendimi u bë publik të martën, duke e argumentuar rikthimin për të shqyrtuar dekretin e presidentit Meta për buxhetin 2019.

Rikthimi i këtij dekreti për shqyrtim në Kuvend është një nga 20 pikat e parashikuar në rendin e ditës, që pritet të prodhojë më shumë debate mes mazhorancës dhe opozitës. Po ashtu, një tjetër dekret i parashikuar është edhe ai “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Nga ana tjetër, një pikë tjetër e nxehtë është edhe protesta e studentëve, të cilët sot kanë parashikuar të protestojnë para godinës së Parlamentit, ashtu si edhe një javë më parë.