Mogherini pret sot liderët e Ballkanit Perëndimor. S’konfirmohet pjesëmarrja e Ramës

Sot në Bruksel do të mbahet takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga Kosova, Mogherini ka ftuar presidentin Hashim Thaçi, nga Serbia Aleksandër Vuçiç, nga Mali i Zi Milo Gjukanoviç, kurse nga Shqipëria, Maqedonia e Bosnja, kryeministrat e vendeve respektive.

Deri tani vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për shkak të protestave të studentëve.