Braimllari: Kryeministri arrogant mashtroi banorët e Bulevardit të Ri

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari deklaroi gjatë protestës së banorëve te Bulevardi i Ri, të cilët nuk kanë marrë dëmshpërblimet për pronat që u prishi qeveria, se vetëm reagimi qytetarë mund të detyrojë Edi Ramën që të tërhiqet.

“Me banoret e Bulevardit te Ri. Banoreve i’u është premtuar në fushatë dëmshpërblim, por Edi Rama i’ua mori votat dhe i mashtroi.

Kemi të bëjmë me një kryeministër arrogant, mashtrues që nuk mendon për qytetarët, por ka vetëm një mision atë të krimit të organizuar dhe pastrimin e parave të drogës.

Grushti i qytetarëve do jetë edhe më i fortë ndaj këtij kryeministri antikombëtar që ka varfëruar vendi dhe i ka detyruar shqiptaret te emigrojnë”,- deklaroi Braimllari.