“Studentët”, deputetët gjermanë: Qeveria nuk është e angazhuar

Gjatë ditës së sotme kanë mbërritur në Tiranë një grup deputetësh nga budestagu gjerman për kriteret e anëtarësimit në BE që duhet të plotësojë Shqipëria.

Në një konferencë për mediat, deputetët gjermanë janë shprehur bojkotet parlamentare nuk janë zgjidhje dhe diskutimet duhet të bëhen në parlament.

Sa i përket propozimit të opozitës për vettingun në politikë, deputetët gjermanë e kanë mbështetur duke thënë se është një ide shumë e mirë dhe duhet të diskutohet me të gjitha palët.

Në lidhje me protestën e studentëve, deputetët gjermanë kanë thënë se qeveria shqiptare nuk është aspak e angazhuar për të folur me studentët dhe për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.