Spektakël i garantuar në Orikum, me një biletë futbolli shikon karate dhe kickbox

Orikumi ka marrë një fitore minimale kundër Tomorit, duke lënë pas në klasifikim pikërisht beratasit.

Ndeshja e vlefshme për Kategorinë e Parë, Grupi B, “thithi” shumë tifoz, por ajo që ra në sy ishte gjendja katastrofike e fushës, shkelmat dhe grushtet me shumicë.

Në tribunë ishte dhe gazetari i kronikës, Artan Hoxha, që ka shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për të denoncuar këtë katrahurë në stadiumin e Orikumit.

Statusi i plotë i gazetarit: 

Futboll bio shqiptar, adrenalina ne maksimum…

Kategoria e pare, java e 13-te, grupi B.

ORIKU i Orikumit vs TOMORRI Beratit 1-0

Ndersa ne ekranet e tv-ve shqiptare sapo kane nisur emisionet sportive te se dieles mbrema me kronikat e bukura te superliges, komentet dhe analizat e specialisteve, po sjell dy video dhe foto ekskluzive te kategorise se pare te organizuar nga FSHF. Mbase ju kam mesuar keq duke u sjell video nga ndeshje champions league kohet e fundit, me Barcelone, Real, Juventus apo Manchester United, por ndeshje si kjo ju siguroj qe nuk keni pare ne ekranet tona sepse kamerat e supersport nuk shkojne kurre aty.

Spektakel i papare, ne nje bilete ndeshje futbolli, ke brenda edhe shume sporte te tjera, karate, kickboxing, madje dhe vaterpol.

Ne gjysmen e ndeshjes eshte krejt erresire, gati ka rene nata, sepse FSHF i nis ndeshjet ne oren 14.00 ne mes te dhjetorit.

Topi mezi dallohet, fusha eshte kthyer ne kenete, vijat kufizuese te fushes u zhduken qe ne nxemje dhe gjyqtaret vendosin me hamendje. Shqelma, grushte me shumice por gjyqtari e ka harruar kartonin e kuq ne dhomat e zhveshjes, jeten e jep po kartonin e kuq se jep….

e megjithate me variantin taktik “bjeri ti bjem” Oriku i mori 3 pike….

Dhe kryekomentatori me taborrin e komentatoreve qe hyjne ne stadium gjithnje pa bilete, do vazhdojne te na e shesin sapunin per djathe, pra do mbrojne “produktin” alla FSHF qe ecen perpara nga fitorja ne fitore…