Bllokimi i BSH, nesër shqyrtohen 6 kandidaturat për Këshillin Mbikqyrës

Zgjidhet ngërçi i krijuar në Bankën e Shqipërisë e cila nuk merte dot vendime për shkak të mungesës së kourumit. Komisioni i Ekonomisë do të dëgjojë 6 kandidaturëat për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ndërsa Kuvendi mësohet se ka përzgjedhur tre kandidaturat Arben Malaj, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi. Kreu i Komisionit të Ekonomisë deklaroi se në fillim do dëgjohen kandidaturat e sjella nga qeveria.

Kuvendi ka përzgjedhur tre kandidaturat për në Këshillin Mbikqyrës të  Bankës së Shqipërisë. Arben Malaj, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi kanë marrë firmat e 28 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo që vihet re është fakti se PS në garë ka përzgjedhur edhe Arben Malaj, ish-Ministri socialist i Financave që deri më sot kishte zëvendësuar Ermelinda Meksin në këtë Këshill.

Komisioni i Ekonomisë do të zhvillojë gjatë të martës dëgjesa me 6 anëtarë, të cilët më pas pritet të kalojnë për votim në parlament.

Qeveria ndërkohë ka përzgjedhur si kandidatë Ridvan Boden, ish-Ministër demokrat i Financave, i cili ka ngjallur një sërë debatesh, Suela Popon dhe Edlira Luçin.

Mbetet për tu parë reagimi i socialistëve ndaj kandidaturës së ish-Ministrit demokrat Ridvan Bode.

Erjon Braçe: Kandidaturat e Bankës së Shqipërisë formalizohen me 28 firma. Ne do të fillojmë nesër seancën dëgjimore, së pari me tre kandidatët që ka propozuar qeveria dhe pastaj në vijim me tre të tjerët.

Këshilli Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë është në ngërç pasi nuk ka kourum për të marrë vendime, ndërsa mbledhjet e fundit nuk janë realizuar.