Vasili: Kryeministër boll i bishtnove detyrës, koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje kryeministrit Rama që të plotësojë kërkesat e studentëve dhe të mos t’u bëjë bisht.

“Kryeministri ka perpara detyra,qe ja imponojne kushtetuta,programi i tij i qeverise,premtimet publike,qe ka bere.

Kryeministri s’ka asnje rruge tjeter vetem te permbushe kerkesat.

Dialogu, apo muhabeti thene ndryshe, s’ka asfare te beje me detyren te ciles i bishtnon kryeministri.

Dialogu i kryeministrit eshte thjesht nje marifet i trashe per te fituar kohe,per te deformuar e zhbere kerkesat,nje mundesi per te dale ne pazar e per te blere parimet,nje sjellje qe detyrat i kthen ne qejfe subjektive te kryeministrit.

Koha e muhabeteve si atavizem komuniste ka mbaruar,sot eshte koha e veprimeve si detyra per tu permbushur.

Zgjidhja e kushteve mizerabel te jeteses dhe te mesimdhenies s’kane asnje nevoje per muhabete,por per buxhete,infrastrukture dhe ligje te mira dhe jo klienteliste si ligji i arsimit te larte.

Kryeminister leri llafet,selfiet,memet dhe karagjozlleqet dhe bej detyren shqiptaret nuk te paguajne per palaço rrugesh,por per te drejtuar qeverine”, ka shkruar Vasili.