Tërmeti me magnitudë i 6.1 ballë “shkund” Indonezinë

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Papua, në Indonezinë lindore të dielën (16 dhjetor). Por seizmologët nuk kanë lëshuar  asnjë paralajmërim për cunami deri tani.

Tërmeti ra rreth 158 kilometra në jug-jugperëndim të kryeqytetit Jayapura në orën lokale 6:42, në një thellësi prej 61 kilometrash, sipas Geological Survey në SHBA.

Deri tani nuk ka raportime për viktima. Indonezia përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe vullkanike për shkak të pozitës së saj në Paqësorin, ku përplasen pllakat tektonike.