Shi e borë në të gjithë vendin, ja cilat do të jenë zonat më problematike

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura duke gjeneruar reshje të dobëta shiu e dëbore. Më të dukshme vranësirat dhe reshjet do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pasditja dhe mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të paraqiten në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por bien në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 në 16°C. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.