Sevilla mund lehtësisht Girona-n dhe arrin Barcelonën në krye (VIDEO)

Sevilla është rikthyer në rrugën e fitoreve në La Liga. Në Ramon Sanchez Pizjuan, skuadra andaluziane mposhti pastër 2-0 Gironan dhe u ngjit përkohësisht në krye të La Ligas me pikë të barabarta 31 me Barcelonën që luan në mbrëmje ndaj Levantes dhe Atleticon e Madridit që fitoi dje me shifrat 2-3 në transfertën ndaj Valladolid.

Pas një pjese të parë pozitive por që nuk arriti të gjente dot golin,Sevilla zhbllokoi shifrat në minutën e 55-të, me një penallti të fituar me mjeshtëri nga Andre Silva dhe të kthyer në gol nga Ever Banega.

Për të vulosur fitoren e skuadrës së trajnerit Machin, mendoi Pablo Sarabia që në minutën e 65-të realizoi edhe golin e dytë i shërbyer nga francezi Ben Yedder.