Protestat masive të studentëve në Kolumbi, arrihet marrëveshje pas dy muajsh

Qeveria dhe përfaqësuesit e lëvizjes së studentëve dhe mësuesve më në fund ka arritur një marrëveshje në Kolumbi. Pas më shumë se dy muaj protesta, 13 marshime masive, 16 seanca dialoguese dhe disa studentë të lënduar rëndë, ata arritën marrëveshje në tryezën e negociatave.

Edhe pse, sipas përfaqësuesve të studentëve, marshimet do të vazhdojnë vitin e ardhshëm. Greva e studentëve arriti të mobilizojë vendin në mbrojtje të arsimit të lartë publik, duke detyruar qeverinë të shtojë buxhetin për arsimin prej 4.5 miliardë pesos, ose mbi 1 miliardë dollarë.

Por, pjesa më e madhe e marrëveshjes do të materializohet vetëm vitin e ardhshëm. Protestat paqësore të mbajtura në të gjithë vendin u shoqëruan me dhunë nga ana e policisë. Në Universitetin e Cauca, të qytetit Popayan, policia sulmoi studentët me gaz lotsjellës si dhe me granata tymuese. Përdorimi i forcës la pas dhjetëra të plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.