Policia italiane arreston të riun shqiptar, kishte mbushur “Benz-in” me kokainë

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme, një shqiptar i cili posedonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të fortë.

Sipas policisë 24-vjeçar shqiptar me inicialet S.S, në makinën e tij tip “Benz” kishte plot 5 kilogram kokainë si dhe 100 mijë euro.

Ai ishte duke udhëtuar me ‘Benz-in’ e tij në autostradën A14 kur është ndaluar nga policia rrugore. Shkaku i ndalimit ka qenë fakti se ‘Benz-i’ po ecte shumë shpejt, duke ngritur dyshimet e policisë.

Pasi e kanë ndaluar policia ka kontrolluar makinën duke gjetur në të sasinë e kokainës dhe eurove