Organizatat shqiptare në SHBA mbështesin protestën e studentëve

Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Hope & Peace” në SHBA, në një deklaratë për mediat mbështet protestën e studentëve në Shqipëri.

“Si nëna dhe motra shqiptare në Amerikë, kemi përcjellë me dhimbje situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë sot.

Ndihemi tepër të indinjuara që akoma atdheu ynë po vuan nga politikat e mbrapshta social – ekonomike, pa marrë parasysh të drejtat e popullit, rinisë të ardhmes së kombit. Mos largoni nga Shqipëria trurin e inteligjencën kombëtare.  Mbështesim protestën e Studentëve, Rinisë Shqiptare.  Jemi me ata, e me të drejtat e tyre!”,- thuhet në reagimin e Organizatës së Gruas Shqiptare në SHBA, “Hope & Peace”.

Gjatë këtyre ditëve, protesta e studentëve ka marrë mbështetje dhe nga shumë organizata rinore të shqiptarëve në SHBA, Angli, Francë dhe shtete të tjera.