Edi Rama e nis të dielën me këtë video: Ndryshimi si ditën me natën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama

Pavarësisht se prej disa ditësh studentët protestojë në pritje të plotësimit të 8 kërkesave të tyre, kryeministri Edi Rama ka vijuar me rutinën e tij, duke shpërndarë si për çdo ditë një video në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për pamje nga Memoriali i Skënderbeut, ndryshime që sipas kreut të qeverisë janë si dita me natën.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Memoriali i Skënderbeut, ku pas përfundimit të restaurimit tërësor mbi rrënojat e Kishës së Shën Nikollit, shijohet një ndryshim si nata me ditën, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në ‘Facebook’.