Dita e 12-të/ Studentët nuk tërhiqen, do të protestojnë sot para Kryeministrisë

Në ditën e 12 të protestës së tyre, studentët e universiteteve publike në vend, kanë vendosur që të çojnë kauzën e tyre deri në fund. Ditën e sotme, pavarësisht motit të paqëndrueshëm, studentët do të mblidhen në orën 11:00 para Kryeministrisë.

Studentët shprehen të bindur se do vazhdojnë protestat e tyre deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog. Ata kanë paralajmëruar protestë masive të hënën me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Ndërkohë ditën e djeshme studentët e fakultetit Ekonomik kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule me pretendimin se nuk i ka pritur në takim për të diskutuar problematikat.