Chelsea i falet Hazard, Southampton turpëron Arsenalin me përmbysje (VIDEO)

Chelsea ka mposhtur Brighton me rezultatin 2-1 në javën e 16-të të Premier League Pedro zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të pas një asisti të bukur nga Eden Hazard. Në minutën e 33-të, belgu i magjishëm ka dyfishuar rezultatin.

Pas një pasimi nga Willian, ai futet në zonë me një shpejtësi marramendëse duke mposhtur për të dytën herë portierin Ryan. Brighton rifutet në lojë me golin e March në minutën e 66’ dhe mundohet të bëjë diçka në minutat e mbetura, por nuk do të arrinte që të barazonte.

Arsenal ka pësuar humbjen e tretë të sezonit pasi është mposhtur nga Southampton i vendeve të fundit me rezultatin 3-2. Ings zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të. Sulmuesi i huazuar nga Liverpool ka shënuar me kokë pas një krosimi të Targett. Por vetëm tetë minuta më pas ishte Henrikh Mkhitaryan ai që barazon gjithçka pas krosimit të Nacho Monreal.

Ings riktheu avantazhin në minutën e fundit të pjesës së parë. Pas pushimit Mkhitaryan barazon përsëri rezultatin me shumë fat pasi goditja e tij nga distanca devijohet nga një prej mbrojtësve. 5 minuta nga fndi i kohës së rregullt, Charlie Austin ka kaluar për të tretën herë në avantazh të tijtë.