Presidenti Ilir Meta te komuniteti arbëresh në Itali

Presidenti Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit mbresat nga vizita e një dite më parë me arbëreshët në Itali. Meta njoftoi nëpërmjet faqes së tij në Facebook se ishte i lumtur me takimin që kishte pasur me komunitetin arbëresh në Greci, të provincës së Avellinos.

Presidenti i vendit evidentoi si një nga figurat më të shquara të këtij komuniteti, Joe DiGuardin, ish kongresmenin e njohur për e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti.

Pas takimit ai shkruan në facebook:

I lumtur të takoja komunitetin arbëresh në Greci të Provincës Avellino. Ky komunitet nxori disa figura të shquara ku do veçoja Joe DioGuardin ish-kongresmenin e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti