Zbuloni popullin më jetëgjatë: jetojnë deri në 150 vjet, nuk njohin kancerin dhe lindin 65 vjeç

Quhen populli ‘Hunza’ dhe jetojnë në pjesën veriore të Pakistanit.

Hunza-t, mendohen të jenë populli më i shëndetshëm dhe jetëgjatë në botë. Sipas një statistike, ata janë personat më të lumtur në botë dhe nuk e njohin fare sëmundjen e kancerit.

Janë mësuar të bëjnë banjo me ujë të ftohtë dhe lindin fëmijë edhe në moshën 65 vjeçare.

Kirurgu britanik Dr. Robert Mçarrison shkruan në ‘Ama Journal’:

“Në popullin Hunza nuk njihen raste me kancer. Kanë vjelje të mëdha të kajsive. Më pas i thajnë dhe i konsumojnë shumë”.

Nuk konsumojnë produkte ushqimore të importuara, por e mbjellin dhe e vjelin vetë ushqimin e tyre.

Hunza-t konsumojnë gjithnjë fruta dhe perime të pa gatuara, kajsi të thata, arra, drithëra të ndryshme, qumësht, vezë, bishtajore, dhe më rrallë, djathë.

Ky popull ha pak dhe ecën gjatë gjithë ditës. Si traditë, Hunza-t nuk hanë asgjë për një periudhë kohore nga 2 në 4 muaj. Në këtë periudhë, pijnë komposto kajsie të tharë. Kjo periudhë, për ta quhet “Pranvera e urisë”.

Populli i Hunza agjëron në periudhën kur frutat nuk janë pjekur ende për t’u vjelë.

Ekspertët e mjekësisë konfirmojnë se agjërimi dhe dieta e tyre është motivi kryesor i jetëgjatësisë së tyre dhe jetës së shëndetshme.

Mendohet gjithashtu se, sasitë e konsiderueshme të kajsive janë arsyeja pse ky popull nuk vuan nga tumoret.

Bërthamat e kajsive përmbajnë vitaminë B-17, shumë e njohur si agjent anti-kancer.

Tregohet se disa persona të popullit Hunza kanë jetuar deri në 150 vjet. Falë stilit të jetës së shëndetshme dhe dietës gjithaq të shëndetshme, kanë paraqitje më të re dhe gratë e tyre mund të lindin fëmijë deri në moshën 65 vjeçare.

Në një histori të publikuar në vitin 1984 rrëfehej se ardhja në Londër e një farë Abdul Mbundu, ka surprizuar agjentët e sigurisë në aeroport kur tregoi pasaportën dhe data e tij e lindjes ishte viti 1832.

Ekspertët në një kongres kombëtar mbi kancerin, të zhvilluar në Paris në muajin gusht të vitit 1977, nxorën të dhëna se në Luginën e Hunzës nuk është evidentuar asnjë rast me kancer.