Vrasja në ish-Bllok, Gjykata jep masën e sigurisë për Allushin

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Fabjol Allushin, i cili u arrestuar nga policia dy ditë më parë në një operacion sekret nga policia. Allushi akuzohet për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. 42-vjeçari është mik me Ervin Matën, të dashurin e Elvana Gjatës dhe Merviol Bilos, komandoja që vrau truprojën e Ervis Martinajt.

Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg, me afat 30 ditor” por gjykata nuk e ka pranuar pretencën e akuzës për mikun e Ervin Matës, i cili vijon të jetë në kërkim së bashku me të tjerë.

Vetëm pak kohë më parë, në polici u vetëdorëzua edhe Ajaks Boshnjaku, i shpallur në kërkim por roli i të cilit nuk dihet ende në ngjarjen ku u konfliktuan me armë zjarri dy grupe të rinjsh.