Video/ Manaj nuk ndalet, tjetër gol me Albacete

Albacete vijon formën fantastike, kjo falë edhe Rey Manaj.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte deciziv në fitoren 2 me 1 ndaj Numancia, me 21 vjeçarin që zhbllokoi takimin pas 21 minuntash lojë. Një penallti e shndërruar në gol nga Manaj i hapi udhë triumfit të Albacete, e cila gjeti sërish rrugën e rrjetës në limitet e pjesës së parë.

Goli i Guillermo në minutën e dytë shtesë shërbeu vetëm për statistikë, pasi Albacete mori 3 pikët. Momentalisht Albacete mban vendin e tretë me 34 pikë pas 18 javësh. Ky ishte goli i 5-të i Manaj me fanellën e Albacete.