Vasili: Fakt nga Kolumbia për Ramën, që votoi kundër amendamenteve të studentëve

Nga Petrit Vasili

Edhe një fakt nga Kolumbia për Ramën, që votoi kundër amendamenteve të studentëve.

Nuk shpresoj të bëj më turp dhe as të zgjoj arsyen e vdekur të Edi Ramës, pasi edhe turpi edhe arsyeja nuk bashkëjetojnë me të.

Por opinioni i gjerë publik dhe mijërat e studentëve duhet t’i dinë gjërat.
Studentët e universiteteve publike në Kolumbi janë në grevë për kërkesa të ngjashme me ato që mijëra djemve e vajzave studentë, që janë ngritur në Shqipëri.

Presidenti i Kolumbisë firmosi një shtesë në buxhet prej 1.42 miliard dollarësh.
Kolumbia shpenzon për arsimin 16% të buxhetit, nga 3.32% që shpenzon shkollëpaku në Shqipëri. 
Eshtë shumë qartë se kur qeveritë jane mendjehapura dhe e kanë proritet arsimin paratë’ gjenden. Kur qeveritë janë kundër dijes, të mbushura me injorancë dhe që e shohin suksesin tek paratë e pista dhe droga atëherë ndodh si në Shqipëri kur paturpësisht rrëzohen nga Rama dhe deputetët pa identitet të tij amendamentet e studentëve për disa shtesa në buxhet për arsimin e lartë dhe për përmirsimin e kushteve ç’njerëzore të jetesës së studentëve. Cdo premtim i këtij kryeministri armik të dijes, shkencës dhe arsyes është zero pa buxhetin dhe paratë e nevojshme.Cdo premtim pa buxhet është mashtrim.
Cdo premtim pa financim është vetëm hedhje hi syve studentëve.