Studentët shqiptarë në Francë, solidaritet me studentët para Kryeministrisë: Mos u dorëzoni!

Një grup studentësh Shqiptarë që studiojnë në Francë kanë dalë sot në mbështeje të bashkëmoshatarëve dhe bashkëkombasve të tyre që protestojnë prej 11 ditësh para Kryeministrisë.
Të veshur me jelekët e verdhë që simbolizojnë reagimin qytetarë në Francë, ata deklarojnë se janë me studentët shqiptar.

Në fotot që kanë hedhur në rrjetet sociale shihet se më kauzën e studentëve shqiptarë është “bashkuar”dhe një prej policeve franceze.

Mesazhi në rrjetet sociale
Jemi një grup studentësh Shqiptarë që studiojmë në France. U detyruam të largohemi nga vendi yne për shkak të politikanëve bastardë që kemi në Shqipëri, të cilët mendojnë vetëm për vete.
Kemi një mesazh për studentët: MOS U DORËZONI!
Askush nuk të jep të drejtat e tua po nuk luftove për to. Shiko çbëhet në Francë. Kanë një muaj në shesh e nuk shkulen. Kështu bëhet. Kemi shpresë shumë se do ndryshohet kjo situatë e ndyrë në Shqipëri që edhe ne te mund te kthehemi e të punojmë në vendin tonë.
JENI SHPRESË!