Studentët i kthejnë përgjigje videos së Edi Ramës: Ti nuk na meriton! (VIDEO e paparë)

Edi Rama, mbrëmë, ka postuar një video të paparë ndonjëherë për një kryeministër.

Pas videos së çuditshme të kryeministrit Edi Rama në instagram ku i ftonte studentët për dialog duke “kërcyer” nën tingujt e muzikës së grupit “Elita 5”, ka ardhur dhe përgjigja e studentëve.

Studentët e kanë refuzuar me të njëjtën mënyrë. Ata kanë zgjedhur një këngë të njohur  të këngëtari Armend Rexhepagiç, të titulluar “Ti nuk me meriton”.

VIDEO/Ftesa e Edi Ramës dhe përgjigja e studentëve, pra janë të dyja videot bashkë, ku e para është e postuar nga vetë kryeministri dhe e dyta përgjigja e studentëve protestues.

Ndiqni me kujdes videot… Saktësojmë se këto video janë kthyer në hit në rrjetet sociale.