Jurgen Uldedaj fiton titullin botëror WBO Champions në kategorinë “Cruiser”

21 vjeçari lezhjan Jurgen Uldedaj ka fituar sonte përballë argjentinasit Nicolas Leandro Arganaraz për titullin WBO Champions në kategorinë “Cruiser”.

Ndeshja ishte e nivelit botëror, ku edhe argjentinasi ishte në nivel të lartë. Por lezhjani Uldedaj ishte gjigand, i paparë si sportist i klasit botëror.

Pas 10 raundeve gjyqtarët ndërkombëtarë shpallën fitues Jurgen Uldedaj, si kampion bote.