Shakira në hetim, nuk pagoi 14.5 mln euro tatime

Në Spanjë është ngritur akuzë kundër këngëtares kolumbiane, Shakira, pasi dyshohet se është shmangur nga pagesa e 14.5 milionë euro tatime. Akuzat janë ngritur në rajonin e Katalonjës, ku luan futboll me Barcelonën bashkëshorti i saj, Gerard Pique. Prokurorët e akuzojnë Shakirën senuk ka paguar detyrimet gjatë viteve 2012-2014, kur jetonte në Spanjë. Gjithësesi, këto pretendime janë hedhur poshtë nga avokatët e këngëtares.

Prokurorët, thanë se Shakira nuk pagoi tatimet gjatë kohës sa ka jetuar në Spanjë, gjatë viteve 2012- 2014, raporton agjencia Reuters. Përfaqësuesit e këngëtarës së njohur botërore, Shakira, thanë se ajo nuk jetonte në Spanjë deri në vitin 2015 dhe se ajo ka përmbushur të gjitha obligimet tatimore ndaj Spanjës.

Sipas revistës Formes, nga 2010 deri në 2015, Shakira ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj jashtë vendit. Shumë fansa të këngëtares pretendojnë se bëhet fjalë për një hakmarrje të tatimeve spanjolle; bashkëshorti i Shakirës, Pique, kishte mbështetur hapur kauzën e separatistëve katalanë duke votuar në referendumin e shpallur të paligjshëm.