Real Madrid fitore me vuajtje ndaj Vallecanos, vendos Benzema (VIDEO)

Real Madridit i ka mjaftuar një gol i Karim Benzema Rayo Vallecanon, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë të renditjes, me dy pikë më pak se Barcelona kryesuese.

Skuadra e Solarit vinte pas një humbjeje turpëruese në Champions, në shtëpi, por sot u tregua pragmatiste, duke marrë maksimumin e pikëve, rezultat që e mban në garë për titullin kampion.

Më herët, edhe Atletico e Madridit arriti të marrë një fitore me shumë vlera në transfertën ndaj Valladolidit, me rezultatin 2-3.