Rama nuk lë faqe në internet pa komentuar: Kur do flasim se po bëhet Dialogu burrë?

Kryeministri Edi Rama nuk humbet asnjë rast për të ngacmuar studentët që janë në protestë. Gjatë ditëve të fundit ai ka bërë çdo postim të mundshëm në rrjetet sociale, edhe jashtë formatit të një zyrtari shteti, për të tërhequr vëmendjen.

Mbrëmjen e sotme ka komentuar në faqen “Jeta Osht Qejf”, e cila ndiqet kryesisht nga të rinjtë dhe në një temë ku kërkohej një emër që të fillonte me shkronjën “D” për një djalë të sapolindur. Edhe në këtë rast, kryeministri jam jep variantin “Dialog”. “Hë pra do flasim se po bëhet dialogu burrë”,- shkruan Kryeministri Rama në instagram.

Por pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit, të rinjtë mbeten të vendosur për të mos negociuar pa u plotësuar 8 kërkesat e tyre.