Protesta para kryeministrisë, studentët e Elbasanit nisen drejt Tiranës

Edhe kētë tē shtunë studentët e Universitetit të Elbasanit në grupe të vogla janë nisur me automjete të rastit drejt Tiranës.

Ata kanë vendosur për t’u bërë pjesë e protestës së studentëve të tjerë para Kryeministrisë.

Ndërkohë nëse zgjidhja e kërkesave të tyre nuk do arrihet gjatë kësaj fundjave studentët e Elbasanit të hënën u kanë bërë thirrje edhe Maturantëve të Elbasanit të bojkotojnë mësimin dhe të solidarizohen me protestën e tyre.

Në Tiranë ende nuk ka nisur një marshim drejt kryeministrisë siç u raportua një ditë më parë.

“Për protestën dhe vendin ka  shumë ide, një pjesë e studentëve shprehet se do të protestojnë tek Zogu i Zi, por kjo ide duket se ka ra poshtë.  Një grup tjetër shprehet  se nuk  ka punë me rrugët, por kauza e tyre është tek kryeministria. Thirrje  mbarkombëtare ka, por jo organizime mirëfilli. Shumë studentë shkojnë në shtëpi për të siguruar ushqimin e javës”, tha dje gazetari Skendaj.