“Panenka” e Icardit mjafton për Interin ndaj Udinezes, zikaltërit vuajnë shumë (VIDEO)

Interi rrëmben 3 pikë shumë rëndësishme në javën e 16-të ndaj Udineses. Skuadra e Lucciano Spalletit ka vuajtur shumë për të gjetur rrugën e rrjetës me Mauro Icardin, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Zikaltrit ishin dominues në 45 minutat e para duke pasur kontrollin e topit, por rastet për shënim munguan. Politano dhe Perisic nuk shërbyen për Mauro Icardin, i cili ishte në hije. Udinese ndërkohë mbrohet mjaft mirë, duke kërkuar që të dalë më kundërsulme me De Paul dhe Puseton. Fillimi i pjesës së dytë do të ishte edhe më i hapur për të dyja ekipet. Madrogara dhe Puseto humbasin dy mundësi të mira shënimi në portën e Handanovic.

Në minutën e 75-të, zikaltërit fituan një 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë brenda zonës. Nga pika e bardhë shkoi Mauro Icardi, duke shënuar me “panenka”, një gol që e kishte shënuar më parë. Ky ishte goli i 9-të për sulmuesin zikaltër gjatë këtij sezoni në Seria A. Udinese kërkoi me ngulm golin e barazimit, por Puseto nuk arriti që të shfrytëzonte mundësitë që ju krijuan për shënim. Interi me këtë fitore ngjitet në kuotën e 32 pikëve në Seria A, 3 më pak se Napoli që do të luajë sot në transfertë ndaj Cagliarit. /Koha Jone/