Ky është i dashuri i ri i Monica Bellucit, 18 vjet më i ri se ajo

Monica Bellucci ka një dashuri të re. Revista “Voici” ka fiksuar një puthje mes bukuroshes 54 vjeçare dhe francezit Nicolas Lefebvre, 36 vjeç, 18 vjet më i ri se ajo. ’Një të fejuar më të mirë? Kurrë, do ta shihja si një djalë…’ kishte thënë aktorja teksa i përgjigjej pyetjeve të gazetarit të Paris Match, teksa komentonte lidhjen e ish bashkëshortit Vincent Cassel, me Tina Kunakey, 21 vjet më e re se ai.

Por dashuria nuk njeh moshë dhe pavarësisht kësaj ai duket se e bën të ndjehet mirë. Monica dhe Nicolas janë njohur verën e kaluar por duket se ata që tani po mendojnë të martohen. Me flokë të gjatë dhe shumë joshës Lefebvre është një artist dhe skenograf që ka një galeri arti në Paris dhe ka një vajzë 6 vjeç, nga marrëdhënia e mëparshme.

“Burri me të cilin ndaj jetën bën të njëjtën punë si unë por udhëton shpesh. Ritmi i tij i jetës i lejon të kuptojë timin. Do të ishte e vështirë të qëndroja me një njeri që bën një jetë normale”, kishte deklaruar disa javë më parë Monica Belluci për Paris Match, pa zbuluar shumë fakte për lidhjen e saj.

Por tani scoop i ‘Voici’ tregon Monican dhe Nicolasin të lumtur dhe me një qëndrimi intim me njëri-tjetrin.
Ka nga ata që mendojnë se Nicolas Lefebvre ngjan me Vincent Cassel kur ai ishte 31 vjeç, në vitin 1997, dhe kur luante në filmin «Doberman», kohë në të cilin Monica u dashurua me të.
Kujtojmë që Monika Belluci është martuar në 3 gusht të 1999 në Montecarlo me Vincent Cassel dhe u divorcuan në 2013, pas 14 vitesh martesë.

Nga lidhja e tyre çifti ka dy vajza Deva, e lindur në 12 shtator 2004 dhe Leonie, e lindur në 20 maj 2010. Të dyja vajzat kanë lindur në Itali, Romë, sipas dëshirës së artistes.