Korrupsioni në Universitet, Fuga: Ka pedagogë që janë të trembur

Akademiku Artan Fuga  teksa foli për studentët dhe protestën e tyre, ai u ndal njëherësh edhe tek pjesa e plagjiaturave dhe korrupsionit në universitetet shqiptare.

Ai deklaroi, por jo në formë të bindur, se mund të këtë pedagogë, të cilët janë të trembur nga reforma dhe nga sfidat e arsimit të lartë.

Në fjalën e tij për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në “News24”, akademiku Fuga bëri thirrje që të mblidhet një Kuvend Kombëtar për të larguar nga rruga studentët, të cilët strapacohen prej gati dy javësh.

“Unë do të isha  për çdo centimetër, që çdo profesor të verifikohet deri në fund. Të gjitha librat e botuara të merren në shqyrtim  rresht për rreshti. A ka spekulime, a ka plagjiatura, a ka korrupsion. Për plagjiaturë nuk është të kopjosh  fjalinë, por të bësh plagjiaturën e metodës dhe termit, bazën e të dhënave.  Pedagogët nuk duan të ndërhyjnë në protestën e studentëve, sepse pastaj do të behët e pedagogëve. Them se ka një përqindje pedagogësh, nuk e përjashtoj, mund të jenë të trembur përballë sfidave.

Çfarë këshillash do t’u sugjeronit studentëve?
Fuga: Nuk dua të japë këshilla, sepse nuk mund të japësh këshilla  për persona që vuajnë, që hanë byrekë. Rinia që vuan për të blerë libra. Nuk ka para për të bërë një udhëtim në Europë. Nuk ka para për të bërë një përkujdesje të duhur shëndetësore. Kam kërkuar një kuvend kombëtar për arsimin, shkarkimin e bordit, agjencive të ministrisë. Të krijohet një këshillë nga përfaqësuese nga të gjitha aktorët për të marrë masat emergjente. Ulja e tarifave në këtë mënyrë mund të sjellë degradim të mësimit, dhe të diplomës. Tarifat janë tërësisht absurde, janë shumë të lartë. Ka disa mekanizma që duhen ndjekur për të ulur ato. Të kërkojnë, te presidenti, tek kryeministri, tek Kuvendi, tek deputetët, që të mblidhet ky Kuvend dhe mos t’i lënë studentët në rrugë dhe në pyll. Të gjithë kanë fajet e tyre , përfshirë edhe mua.

Protesta e studentëve: Sot kam një shqetësim të madh

Artan Fuga në një lidhje “Skype” nga Franca për emisionin “Kjo Javë” komentoi protestën e studentëve, ndërsa shtoi se kjo është një situatë shqetësuese kur sheh pjesën e të rinjve prej afro dy javësh në rrugë. Gjithashtu akademiku Artan Fuga tregoi se heshtja e institucioneve është shqetësuese, por sipas tij nuk duhet të vijojë më tej kjo situatë.

Si e keni parë protestën e studentëve?
Gjëja e parë që dua të them sot, është se situata e shoqërisë shqiptare sot dhe e kombit në përgjithësi, që rinia  universitare që është në rrugë është një thirrje shumë e madhe për ata që kanë përgjegjësi për integrimin e saj në shoqëri. Qeveritarët, nëpunësit, drejtuesit të ministrisë së arsimit, bordet, senatet, pedagoget të rrimë nëpër shtëpitë tonë, pa u shprehur dhe pa qenë të shqetësuar për këtë çështje. Sot kam një shqetësim shumë të madh, është momenti që ne duhet ta kuptojmë. Nuk është një ditë, por po bëhen një javë. Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Pse nuk ka një dialog mes studentëve dhe kryeministrit?

Është padyshim që midis rinisë, mes politikave qeveritare, por edhe institucioneve ka një humbje besimi. Ka një lloj bjerje e atij mirëkuptimi që duhet vendimet sa më shpejt. Ka një ngërc në këtë marrëdhënie. Nuk dua t’i shtoj edhe më shumë elementë të ngatërruar kësaj pazzle, por dua të them që nga ana e zotit kryeministrit kërkohen përfaqësues të dialogojë, sepse është e pamundur të dialogojë dhe ky nuk është mekanizmi i duhur përball një mase të tillë. Studentët kanë kërkesa të ndryshme, ka pikëpamje të ndryshme, politike dhe jo politike dhe nuk mund të presësh që ato në dhjetë ditë të kenë një mirëkuptim”, tha Fuga.

“Arsimi”: Si t’i hedhësh naftë të mirë makinës pa timon

Profesori Artan Fuga u shpreh se sistemi i arsimit është i carë dhe nuk mund të funksionojë. Fuga tha se duhet rivendosur besimi tek studentët dhe nuk mjafton  vetëm rritja ne 5% të GDP për arsimin.

“Unë di që nga 8 kërkesat, 4 kërkesat janë për amendimin e ligjit të arsimit të lartë. Ka një çarje mes bordeve, çarje brenda administratës, profesorët nuk kanë kompetenca brenda fakulteteve. Unë nuk e di që një institucion të funksionojë i carë. Sado para t’i hedhësh këtij sistemi ai sistemi nuk funksionon. Shumë mirë që të rritet në 5% GDP për arsimin, por kjo duhet të shkojë me reformimin e sistemit. Është njësoj si t’i hedhësh naftë të mirë një makinë që nuk ka motor, apo nuk ka timon. Ato para nuk do jepnin rendiment. Ka nevojë të rritet investimi për arsimin e lartë, por nuk mjafton kjo”- tha Fuga.

Artan Fuga propozoi një Kuvend ku të marrin pjesë, studentë, profesorë, qeveri, shoqëri civile për të bërë transparente sistemin.

“Unë mendoj se qeveria dhe ministria kanë 8 kërkesa dhe thuhet se aty janë këshillat studentore. Të drejtohet nga Këshillat studentore dhe të flasë me ta. Duhet rivendosur besimi tek studentët. Duhet ndryshuar sistemi. Nuk mjafton dialogu i Ramës me studentët. Unë propozoj një Kuvend ku të marrin pjesë aktorë të shumtë dhe të bëhet një transprancë për sistemin”- tha Artan Fuga.