I gjenden armë pa leje në banesë, pranga të riut në Librazhd

Policia e Librazhdit në bazë të planit të masave, për kontrrollin e territorit me qëllim parandalimin e gjuetisë të paligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.B., 28 vjeç, banues në fshatin Sebisht.

Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën e fshatit Studen-Stërblevë, Librazhd, gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provave materiale: një armë gjahu “Çifte”, të cilën e dispononte pa leje e organeve kopetente, fishekë armë gjahu, 1 prozhektor dhe 1 elektrik dore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.