Histori e pazakontë/ Të moshuarës i hedhin 143 milionë në bankë në vend të pensionit, nuk i pranon

Një grua e moshuar nga Çerma e Lushnjes, e quajtur Hume Dashi, ka shkuar në bankë për të tërhequr pensionin prej 143 mijë lekësh dhe është informuar nga punonjësja në bankë se në llogarinë e saj janë depozituar 143 milionë lekë.

E moshuara ka shkuar ta denoncojë këtë rast në emisionin “Fiks Fare”, pasi nuk do t’i pranojë milionat e hedhura gabimisht në bankë.

“Une i hoqa nga fshati ku i merrja leket e pensionit dhe i cova ne banke, atje pyes me ka ardhur apo jo pensioni? Ajo me thote, po ka ardhur. Me pyet sa vite ke pa e marre, sa merr? Me tha te ka ardhur nje shume e madhe sa te besh nje pallat.

Ajo tha bëhet fjalë me miliona. Do të jenë 143 milionë, unë marr 143 mijë leke. Nuk e di si ka ndodhur, unë marr 143 mijë të vjetra.

Po ai më thotë firmos. Nuk dua asisoj ti marr ashtu. Nuk i dua fare, fare, unë desha vetëm pensionin që më takon”, shprehet e moshuara.