Gjoka: Djemtë po bëjnë mirë, na mungojnë shumë pikë

Kamza nuk arrin të gjejë ritmin në Kategorinë Superiore, ku u mposht me rezultatin 1-0 nga Flamurtari. Pas asaj disfate, trajneri i kryeqytetasve, Ernest Gjoka ka deklaruar se skuadra ka nevojë për pikë.

“Mërzitem shumë. E kishim përgatitur ndeshjen për të mos dalë pa pikë nga Vlora. E pësuam nga 1 gabim që bëmë. Ne gjithë kohës jemi në test. Atë që e kam thënë e kam thënë për idenë e rritjes morale. Si për lojtarët dhe ne të stafit. Skuadra nga java në javë, po mundohet të prodhojë diçka. Kishim përballë një ekip cilësor si Flamurtari. Jam i kënaqur me çunat. Nuk arritëm dot të merrnim atë që kishim në plan. Kemi nevojë për shumë pikë. Çdo gjë në momentin e duhur. Mendoj që kemi nevojë shumë për merkato. Duhet me patjetër të kemi alternative. Sot qëlloi të ishim pa 2 qendërmbrojtës.“-tha Gjoka.