Flori Mumajesi sjell hitin e rradhës, bashkëpunim me Ghetto Geasy-n dhe Brunon

Pas suksesit me “Plas”, Flori Mumajesi ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Mori”.

Këtë herë, ai ka ardhur në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n dhe Brunon me një këngë ritmike të ndërthuruar me rap.

Edhe këtë herë, kënga i dedikohet dashurisë, kryesisht për femrat që i fusin meshkujt në një botë të gënjeshtërt për të përfituar.

Pritet që ky të jetë suksesi për të tre artistët shqiptarë.