Fitorja ndaj Kamzës, Daja: Flamurtarin e vërtetë e shikoni në fazën e dytë

Flamurtari ka ruajtur ecurinë e një jave më parë, teksa ka mposhtur minimalisht Kamzën, 1 me 0. Një rezultat që kënaq skuadrën vlonjate, por jo teknikun e tyre, me Ilir Dajën që pohon se ky 3 pikësh erdhi edhe si pasojë e fatit.

“Ishte një rezultat pozitiv, pasi edhe Kamza luajti mirë. Duke qenë ndeshja e parafundit e gjysmës së sezonit, nuk është se kishte ndonjë spektakël. Nuk jemi mësuar të luajmë me topa të gjatë. Torasa dhe Alvesh kanë sakrifikuar, si edhe gjithë ekipi, për të marrë këtë 3 pikësh, për të qenë afër grupit të ekipeve ku kemi objektivat. Tani jemi grup më i plotë. Kale, Torasa dhe Alvesh nuk janë në një formë të mirë, por në një gjendje të mirë fizike, janë shumë për një sulm të mirë. Me këto pikë që kemi, shto edhe ndeshjen e fundit me Tiranën që kemi, pastaj fazën e dytë do bëjmë diçka edhe në drejtim të performancës.”-tha Daja.