Ekspozitë për jetën e panjohur të Marilyn Monroe

Një muze në Gjermani do të hapë këtë javë një ekspozitë me aspekte pak të njohura nga jeta e ikonës së Hollywood, Marilyn Monroe.

Ekspozita, e titulluar “Marilyn Monroe – Die Unbekannte” (Marilyn Monroe – (Gruaja) E panjohur), përshkruan aspekte të ndryshme të jetës së aktores duke filluar nga fëmijëria e saj e trazuar deri në vdekjen e saj të mistershme të vitit 1962.

“Shumë prej 400 objekteve që do të shfaqen në këtë ekspozitë nuk janë parë asnjëherë më parë”, thanë organizatorët.

Kjo ekspozitë, përveç objekteve përfshin edhe histori pak të njohura në lidhje me Monroe si fakti që themeloi kompaninë e saj të filmave dhe luftoi për të drejtat civile të këngëtares afro-amerikane, Ella Fitzgerald.